Lapaj thirrje për pjesëmarrje në protestë: Më 4 janar nuk do të tresim bakllavanë, por regjimin
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka mbajtur dje përpara Kryeministrisë një fjalim, duke e cilësuar situatën në vend si një “mekanizëm monstruoz” që, sipas tij, ka kapur Shqipërinë si kancer. Lapaj u shpreh se asnjë qytetar i vetëm nuk mund ta rrëzojë këtë sistem, por theksoi se qëndresa individuale në krah të së drejtës, e bashkuar çdo ditë, do të japë frytet e veta. Lapaj ironizoi edhe daljen e fundit publike të kryeministrit Rama, pas një mungese disa javore, duke thënë se propaganda e tij nuk po funksionon më. Ai reagoi edhe ndaj deklaratës së Ramës, i cili i ka quajtur protestuesit “700 tenxherexhinj të llumit”. “Sot na quajti 700 tenxherexhinj që duan të destabilizojnë Shqipërinë. Tenxherexhinj janë ata që vjedhin atdheun, tenxherexhinj janë...
Burimi:
sot.com.al