Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Lapaj postoi foton me aktorin e njohur, reagon Viktor Zhusti: Eh mor Llapa, të thashë të mos e publikoje. Ja replika e kreut të “Shqipëria Bëhet”
Aktori i njohur Viktor Zhusti ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie me kreun e lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj. Sipas tij, fotoja ishte realizuar vetëm për përdorim personal dhe me premtimin se nuk do të publikohej, por u përdor më pas për qëllime politike, duke e paraqitur padrejtësisht si mbështetës të kësaj force. Zhusti thotë se publikimi i fotos i ka sjellë shqetësim, reagime negative dhe zhgënjim për shkak të shkeljes së besimit. Ai ka publikuar edhe mesazhe ku i kishte kërkuar Gerti Kames që fotoja të mos postohej, kërkesë për të cilën, sipas tij, kishte marrë garanci. Pas reagimit të aktorit, ka ardhur edhe replika e Adriatik Lapajt, i cili mohon pretendimet e Zhustit dhe thotë se aktori kishte...