Lapaj duke u qethur poshtë Kryeministrisë, Braçe nxjerr videon: Po të doni besojeni, po të doni jo

Lapaj duke u qethur poshtë Kryeministrisë, Braçe nxjerr videon: Po të doni besojeni, po të doni jo

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka ndarë në rrjetet sociale një video të kreut të Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili vijon protestën e tij përpara Kryeministrisë. Nga pamjet e publikuara, Lapaj, shihet duke u rruar në bulevard, ndërsa disa nga mbështetësit e tij e filmojnë. Videoja ka tërhequr vëmendje edhe për mesazhin shoqërues të deputetit socialist. Në mbishkrimin e postimit, Braçe shprehet se respekton qëndrueshmërinë e Adriatik Lapajt. “Tirana e madhe, Bulevardi i Dëshmorëve. Po të doni besojeni, po të doni mos e besoni. Unë e respektojë dhe do e respektojë qëndrueshmërinë e Adriatikut deri në fund”, shkruan Braçe. Top Channel