Lamallari: 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

Lamallari: 13 mijë familje përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave

Mbi 13 mijë familje do të marrin kompensimin financiar për pronat e tyre nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Lajmin e mirë e ka dhënë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi. Lamallari shpjegon se fondi prej rreth 1.4 miliardë lekë do të shkojë në llogaritë bankare të pronarëve sot dhe në ditët e ardhshme. Ky kompensim është pjesa e mbetur prej 30% që ju takonte subjekteve për t’u shlyer plotësisht si pronarë. Ministri i Drejtësisë thekson mes të tjerash se i ka kërkuar ATP-së “të ecë sa më shpejt me këtë proces, me transparencë dhe në respekt rigoroz të ligjit, duke përmbushur kështu detyrimin që ne kemi karshi pronarëve të tjerë dhe sigurisht si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet...