LAJM I FUNDIT/ Sulmi ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha, reagon Rama: Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm janë bashkëpërgjegjës

LAJM I FUNDIT/ Sulmi ndaj vilës së diktatorit Enver Hoxha, reagon Rama: Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm janë bashkëpërgjegjës

Reagimi i Edi Ramës: Sapo dola nga rezidenca e artistëve në ish-shtëpinë e diktatorit, ku prej kohësh tanimë fondacioni prestigjoz Art Explora mikpret të rinj të talentuar nga Shqipëria, Kosova e mbarë bota, të cilët i gjeta të traumatizuar nga çmenduria e barbarisë së mbrëmshme. Një sulm i verbër i një grushti të verbërish të paguar për të frikësuar qytetin dhe njollosur Shqipërinë, nën udhëheqjen e një ligësire kriminale tetëdhjetë e kusur vjeçare, që mban nga pas ca hunj gardhi me status deputeti, e që vjen vërdallë si i marri i lagjes nëpër Tiranë, ndërkohë që s’ia var më thuajse askush! Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë arrestohen nga policia janë bashkëpërgjegjës për këto vandalizma të pandodhura askund në Europë me...