LAJM I FUNDIT/ Rama ndryshon qeverinë, Koçiu në vend të Ballukut. Ja emrat e ministrave të rinj të Brendshëm e Drejtësisë

LAJM I FUNDIT/ Rama ndryshon qeverinë, Koçiu në vend të Ballukut. Ja emrat e ministrave të rinj të Brendshëm e Drejtësisë

Vijon mbledhja e grupit parlamentar të PS. Burime nga mbledhja i thanë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kryeministri Edi Rama ka përmendur ndryshime në qeveri në të paktën katër ministri. Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun. Ferit Hoxha, ish ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar Ministër i Punëve të Jashtme. Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e Minsitrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë. Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrdhëniet me Parlamentin. Ndërkohë që Ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku emërohet Enea Karakaçi. Lajmi në përditësim… Top Channel