Lagështirë dhe rrjedhje uji në Pediatrinë e Lushnjës, Korreshi publikon pamjet

Lagështirë dhe rrjedhje uji në Pediatrinë e Lushnjës, Korreshi publikon pamjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjës, duke publikuar në rrjetet sociale pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit. Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën duke u bërë thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete. “Kujdes kur të shkoni në Pediatrinë e Spitalit në Lushnjë. Ju lutem merrni dhe ombrellë me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqëruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme të spitalit. Më tej, ai vijon ironinë duke iu referuar asaj që e quan “reformë të thellë në shëndetësi”, duke paralajmëruar për rrezikun e rrëshqitjes në shkallë, pasi pavioni i Pediatrisë ndodhet në katin...