Ky nuk është vetëm zemërim i natyrës!

Ky nuk është vetëm zemërim i natyrës!

Sot nevojiten masa konkrete dhe investime reale për të ulur dëmet nga fatkeqësitë natyrore me buxhete të mirëpërcaktuara. Pa këto investime, çdo debat që kufizohet te shishet plastike në kanale apo fajësimi i qytetarëve shërben vetëm për të fshehur përgjegjësinë reale të shtetit për mungesën e parandalimit, planifikimit dhe reagimit afatgjatë. Europa po përjeton gjithnjë e më shpesh episode ekstreme moti, nga përmbytje masive në Europën Qendrore dhe Veriore, te reshje me intensitet shumë të lartë për periudha të shkurtra, që kanë vënë në provë infrastrukturën, ekonominë dhe kapacitetet e reagimit të shteteve. Shkenca prej vitesh paralajmëron se ndryshimet klimatike po rrisin probabilitetin dhe ashpërsinë e këtyre ngjarjeve: më shumë ujë në më pak kohë, më pak parashikueshmëri dhe më shumë dëme. Ajo që dikur...