“Ky do rraf”, nuk ka paqe mes Ballës dhe demokratëve në seancë

“Ky do rraf”, nuk ka paqe mes Ballës dhe demokratëve në seancë

Debati dhe tensionet mes socialistëve dhe demokratëve vijuan edhe pas rinisjes së seancës plenare. Menjëherë sapo rinisi seanca, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i kërkoi falje Albana Vokshit, ndërsa theksoi se nuk kishte qëllim ta fyente. Ai u shpreh se numri i telefonit që përmendi është një numër i Bashkimit Europian. “Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë, sepse nuk ka lidhje fare me ndonjë fyerje. Bëhet fjalë për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi Bashkimin Europian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku mund të marrësh informacion për vendimmarrjen e BE. Sa i përket keqinformimit, nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por...