‘Ky bandit duhet ndalur’ – Belind Këlliçi: Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze

‘Ky bandit duhet ndalur’ – Belind Këlliçi: Nga kërcënimet publike ndaj SPAK, Rama tani ka kaluar në akte mafioze

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzon kryeministrin Edi Rama se fshihet pas “kanosjeve mafioze” të prokurorëve të SPAK, për të cilët Klodian Braho ka kërkuar në KLP shtim të masave të sigurisë. Në një reagim në Facebook, Këlliçi thotë se kryeministri po bën gjithçka për të penguar drejtësinë dhe po mbron aferat e tij, duke shkuar deri në kanosje mafioze. Ai kujton se në kohën kur prokurorët e SPAK hetuan dhe ndoqën penalisht (madje politikisht) drejtuesit e opozitës në vend, nuk patën asnjë shqetësim me sigurinë e tyre; problemet nisën kur prokurorët u morën me hetimin e korrupsionit galopant dhe lidhjet e qeverisë me krimin. “Shtimi i masave të sigurisë për prokurorët, e në veçanti për prokurorin Dritan Prençi, që ka dosjen Balluku, është një kambanë alarmi...