Kuvendi u mbyll mes tensioneve/ Bardhi: Balluku duhet të jetë në burg
Pas mbylljes së punimeve të seancës së parë parlamentare për këtë vit, jashtë kuvendit, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e kryeparlamentrit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë. “Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë. Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit” tha Bardhi. Gazment Bardhi: Dua në emër të...
Burimi:
ntv.al