Kuvendi shpall Iranin shtet terrorist! PS e miraton e vetme me 79 vota pro, PD nuk merr pjesë
VOTIMI TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 79 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër projekt-rezolutë për shpalljen e Iranit sponsor të terrorizmit dhe shtet që përdor mjete terroriste. Vota abstenim ishte nga deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ndërsa prezent nga opozita ka qenë edhe deputeti Erald Kapri. Rezoluta u miratua pa prezencën e deputetëve të opozitës, të cilët lajmëruan një ditë më parë se nuk do të marrin pjesë në seancë. PD deklaroi një ditë më parë se do të bojkotonte, pasi sipas tyre nuk është një seancë normale parlamentare, por një mbledhje e thirrur për axhendën personale të Kryeministrit Edi Rama dhe të kreut të Kuvendit Niko Peleshi, pa një rend dite të miratuar apo të shpallur zyrtarisht dhe në shkelje të procedurave që...
Burimi:
zeri.ai