Kuvendi rrëzon SPAK, Balluku deputete! Ambasada Holandeze: Ndjekja penale efektive e korrupsionit, prioritet
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Edhe Ambasada e Holandës në Shqipëri ka reaguar pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Në reagim Ambasada holandeze mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, por shpreh edhe një kërkesë kyçe. Në reagimin zyrtar Ambasada kërkon përparim në ndjekjen efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta, duke pritur që sistemi i drejtësisë të veprojë shpejt dhe pa pengesa. Reagimi: Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë në lidhje me heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirat e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit,...
Burimi:
zeri.ai