Kuvendi nis me debate/ Shehaj: Po mbroni të korruptuarit, nxirrni dosjen! Peleshi: Materialet i kanë marrë anëtarët e Këshillit
agron shehaj-niko peleshi TIRANË- Seanca plenare e Kuvendit ka nisur me debate, ku sërish në qendër të vëmendjes u soll çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku. Që në nisje, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i bëri thirrje Kuvendit që të bëjë publike dosjen për çështjen e Belinda Ballukut. Shehaj akuzoi mazhorancës, duke thënë se po mbron të korruptuarit, ndërsa kërkoi që të vihet në dispozicion dosja në fjalë. Ai iu drejtua drejtpërdrejt kryeparlamentarit Peleshi, teksa e akuzoi si të vetmin kryetar të Kuvendit që ka fshehur dosje të këtij kalibri. "Kemi një muaj që keni marrë dosjen e Ballukut dhe nuk na e keni dërguar. Ajo dosje në këtë Kuvend thuajse nuk ekziston. Po mbroni një të korruptuar, po mbroni me postin tuaj korrupsioni. Kjo është e...
Burimi:
zeri.ai