Kuvendi miraton aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues Ramën
Parlamenti miraton në tërësi me 110 vota pro aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes me përfaqësues kryeministrin Edi Rama. Kryeministri Edi Rama nuk mori pjesë në votim. Me 79 vota kundër parlamenti rrëzoi amendamentet e PD-së, e cila kërkoi që të hiqet nga projektligji emri i Edi Ramës dhe Shqipëria të përfaqësohej nga Presidenti i Republikës ose me autorizimin e tij nga kryeministri i Shqipërisë.
Burimi:
opinion.al