Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes

Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, duke e cilësuar këtë si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes në vend. Në njoftim thuhet se forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. "Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së. Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcionale," thuhet në reagimin e OSBE. Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, me 85 vota...