“Kuvendi me ‘shtëpi të re'”! Rama: Do ulet numri i deputetëve, ligjin për referendumet brenda këtij sesioni
edi rama DURRËS- Kryeministri Rama nga Asambleja në Durrës është ndalur edhe te riorganizimi i Kuvendit të Shqipërisë. Kreu i qeverisë paralajmëroi sërish, duke rikujtuar iniciativën për uljen e numrit të deputetëve në Parlament. “1,136 deputetë në 10 legjislatura, shqiptarët duan më pak deputetë”, tha Rama, duke shtuar se Kuvendi do të ketë “shtëpi të re” dhe burimet e nevojshme për funksionim. "Disa reforma të rëndësishme për të cilat duhet të flasim me njerëzit në këtë proces që nisin nga sot deri në fund të prillit dhe më pas deri në fund të qershorit që konsolidohet me përfundimin e të gjithë zgjedhjeve në PS. Kemi folur për riorganizimin e Kuvendit të Shqipërisë, 10 legjislatura kanë hyrë e kanë dalë. Ne do ta zbresim numrin e deputetëve mendoj...
Burimi:
zeri.ai