Kuvendi me 2 raportet “në tavolinë”: PS-PD të ndarë për imunitetin, “vuloset” sot çështja Balluku!
belinda balluku TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancën plenare ku do të votohet raporti i maxhorancës dhe opozitës mbi kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetes socialiste Belinda Balluku. Seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa paralelisht opozita ka paralajmëruar protestë përpara godinës së Parlamentit. Në njoftimin e rendit të ditës, Kuvendi bën me dije se votimi i raporteve do të jetë pika e para, fill pas nisjes së seancës në ora 10:00. Para prezantimit të dy raporteve të përgatitur nga PD dhe PS në Këshillin e Mandateve, do të shprehet deputetja Belinda Balluku. Partia Socialiste nuk i ka dhënë autorizimin SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Në raport nënvizohet se nuk ka asnjë provë që Balluku të ketë intimiduar...
Burimi:
zeri.ai