Kuvendi mblidhet sot në seancë, ja diskutimet që priten

Kuvendi mblidhet sot në seancë, ja diskutimet që priten

kuvendi i shqiperise TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, që pritet të nisë në orën 17:00. Mësohet se në fokus të kësaj seance do jenë çështjet e ngritura nga qytetarët gjatë takimeve të javë së kaluar në zonat e elektorale, java e gjelbër.  Sipas rendit të ditës, parashikohet: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19 shkurt 2026. Njoftime. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit. Po ashtu pritet që në seancë të mos mungojnë debatet me karakter politik, me theksin te imuniteti i Belinda Ballukut, për të cilën SPAK kërkon arrestimin me akuzat për abuzim me tenderat./ZËRI