Kuvendi mblidhet në seancë plenare, ja çfare pritet të diskutohet
Kuvendi do të mbajë këtë të martë seancën e radhës plenare, duke nisur nga ora 10:00, ku në rendin e ditës përfshihen disa çështje të rëndësishme, mes të cilave rishikimi i buxhetit të vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal. Deputetët do të shqyrtojnë Aktin Normativ nr. 11, i cili parashikon rialokime financiare në disa sektorë prioritarë. Konkretisht, parashikohet shtimi i 15 miliardë lekëve për skemën e pensioneve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 1.8 miliardë lekë për shëndetësinë – kryesisht për furnizimin e spitaleve me barna – si dhe 1.2 miliardë lekë për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të bashkive. Në këtë seancë do të diskutohet edhe rishikimi i Kodit Penal, i cili parashikon dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe masa mbrojtëse për ta, duke...
Burimi:
syri.net