Kuvendi i tha “JO” kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, delegacioni i BE: Lufta kundër korrupsionit thelbësore!

Kuvendi i tha “JO” kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, delegacioni i BE: Lufta kundër korrupsionit thelbësore!

belinda balluku TIRANË- Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e deputetes Belinda Balluku me 82 vota kundër në Kuvend, Bashkimi Europian reagoi duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të institucioneve dhe procesit të drejtësisë në Shqipëri. BE nënvizoi nevojën për transparencë dhe respektim të standardeve të pavarësisë së organëve të hetimit. Në reagim, BE vuri theksin te lufta kunfër korrpsionit, duke e cilësuar thelbësor në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Bashkimi Evropian është në dijeni të rezultatit të votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë. Angazhimi ndaj shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë të një rëndësie thelbësore për procesin e anëtarësimit në BE. Sigurimi i një mjedisi të përshtatshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij...