Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE, reagon deputeti i PS: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

Kuvendi cakton Vangjel Dulen anëtar zëvendësues të PD në KiE, reagon deputeti i PS: Antishqiptar që vjen në parlament me patericën e doktorit

Deputeti socialist, Ardit Bido ka kritikuar vendimin e Opozitës për të zgjedhur si anëtar zëvendësues në KiE, Vangjel Dulen. Në një video të postuar në Facebook Bido shpreh se vendimi i opozitës për të dërguar Vangjel Dulen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës është një akt antishqiptar. Bido tha se Dule është një deputet i pavotë që vjen me patericën e doktorit çdo katër vjet në Kuvend dhe shtoi se me këtë vendim atij do i lejohet të shpreh antishqiptarizmin e tij para Europës. Fjala e plotë e Ardit Bidos: Teksa e rinisën sjelljen parlamentare në paturpësinë e zhurmës së kakofonisë sapo përfundoi himni kombëtar, po ashtu sikurse mbyllën vitin, vendosën që akti i tyre i parë politik i vitit 2026 të ishte emërimi...