Kuvendi/ Boçi – Mazhorancës: Po e ktheni Parlamentin në çmenduri dhe qesharak!
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë fjalës së tij në seancën plenare, duke e cilësuar Kuvendin si një “hapësirë të çmendur” dhe “qesharake”. Shkak për këtë deklaratë të ashpër u bë vendimi për të përmbledhur 19 projektligje të rëndësishme për diskutim dhe miratim brenda një seance të vetme. Në fjalën e tij, Boçi theksoi se një veprim i tillë është “komplet pa arsye” dhe se po e kthen institucionin ligjvënës në një hapësirë jofunksionale. Ai argumentoi se ndërsa më parë e kishte quajtur parlamentin një “hapësirë pa arsye”, tashmë situata ka degraduar duke u bërë “tërësisht e çmendur”. “Po të bëhesh i çmendur me dashje, bëhesh qesharak. Këtë parlament po e bëni të çmendur dhe qesharak, njëkohësisht,”...
Burimi:
syri.net