Kushtetusja vijon në ndihmë të Ramës, shtyn vendimin për Ballukun për të djegur afatet
Gjykata Kushtetuese ka vijuar edhe sot t’i dalë në ndihmë kryeministrit Edi Rama në lidhje me ankimin e këtij të fundit, për të kundërshtuar kërkesën e SPAK mbi pezullimin e Zëvendëskryeministres Belinda Balluku nga detyra, pasi është në hetim për abuzimin dhe prishjen e garës në tenderat publikë, me një vlerë qindra milionë euro, si afera e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe në Tiranë. Duke mos arritur të marrë një vendim për ankimin e Ramës në lidhje me çështjen e Belinda Ballukut, Kushtetuesja e ka shtyrë për herë të dytë shqyrtimin e saj, duke konfirmuar skenarin e denoncuar nga opozita, se me vonesat e saj në vendimarrje, kërkon të djegë afatin 3 mujor të shqyrtimit të mandatit të ministres në Kuvendin...
Burimi:
syri.net