Kushtetuesja shfuqizoi vendimin për 11 komisionet parlamentare, Balla: Presim zbardhjen e plotë, ndarja aktuale nuk ndryshon

Kushtetuesja shfuqizoi vendimin për 11 komisionet parlamentare, Balla: Presim zbardhjen e plotë, ndarja aktuale nuk ndryshon

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet me numrin e Komisioneve Parlamentare. Pas këtij, vendimi, ka reaguar edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili shprehet se nuk gjen dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. “Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e ‘të drejtës së shprehjes’, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë...