Kushtetuesja “pranon” Veliajn, gjykata kalon për shqyrtim ankimimin kundër masës së arretit me burg

Kushtetuesja “pranon” Veliajn, gjykata kalon për shqyrtim ankimimin kundër masës së arretit me burg

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, kundër masës së sigurisë arrest me burg. Veliaj kërkon nga Kushtetuesja rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për arrestimin e tij. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u vu në pranga në shkurtin e vitit të kaluar në kuadër të hetimeve të SPAK për akuzen e korrupsionit. Sot hetimet ndaj tij kanë përfunduar dhe dosja ndodhet në gjykatë. Mbi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, rëndojnë 13 akuza; korrupsion në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje e  sendeve të paligjshme në qeli./vizionplus.tv