Kushtetuesja pa vendim për Ballukun, nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim për ankimimin për pezullimin nga detyra të Ballukut. Gjykata është shprehur se i duhet më tepër kohë. Ndërkohë që ditën e nesërme, në orën 12:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve, për të diskutuar kërkesën e GJKKO për heqjen e imunitetit për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës. “Vijimin e mbledhjes për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëkryeministrit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Kryeministri Edi Rama kërkon rrëzimin e vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut. Në seancën e 22 janarit, qeveria kërkoi shfuqizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me argumentet se pushteti gjyqësor...
Burimi:
vizionplus.tv