Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Kush është gardisti që goditi Flamur Noka? Ilir Kulla: Ik rrih oligarkët, jo kampionin e volejbollit dhe…

Tensionet dhe incidentet në sallën e Kuvendit janë bërë të shpeshta në politikën shqiptare, shpesh duke kaluar nga debatet e ashpra në përplasje dhe fyerje mes deputetëve. Në shumë raste, “kurban” i mllefit të demokratëve për kolegët socialistë bëhen efektivët e Gardës së Republikës, të cilët përpiqen që të ruajnë sigurinë dhe jetën e ligjvënësve në atë sallë. Një moment i tillë është bërë së fundmi publik përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale nga analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla. Foto fikson një çast tensioni brenda ambienteve të Kuvendit, ku në qendër të situatës shfaqet deputeti Flamur Noka, i cili shihet duke u përballur me një efektiv të Gardës. Sipas Kullës, oficeri i Gardës që shihet në foto është Aurel Kaja, një...