“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti i PD Bujar Leskaj depoziton projekligj në Kuvend

“Kush dëmton shtetin, paguan nga xhepi”, deputeti i PD Bujar Leskaj depoziton projekligj në Kuvend

Zyrtarë apo punonjës të administratës të cilët marrin vendime në dëm të qytetarëve do të duhet të paguajnë nga xhepi i tyre dëmshpërblimin. Në Kuvend, deputeti demokrat Bujar Leskaj ka depozituar një projektligj ku parashikohet se çdo dëm i bërë me dashje ndaj pasurive publike do të kompesohet nga vetë zyrtarët apo punonjësit që e shkaktuan.Në dokument, theksohet se ky projektligj synon të rregullojë marrëdhënien midis institucioneve dhe punonjësve të tyre. “Efektet e këtij ligji shtrihen mbi përgjegjësinë financiare të punonjësve publikë, si dhe çdo personi apo subjekti që kryen funksione shtetërore ose funksione të deleguara, gjatë kohës së punësimit ose të marrëdhënies së punës me subjektin publik në; Njësitë e qeverisjes së përgjithshme, në ndërmarrjet shtetërore dhe në shoqëritë tregtare ku shteti zotëron mbi...