Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fort drejt BE-së

Një ditë pas zgjedhjeve që e shpallën fituese partinë e tij, kreu i Vetvendosjes Albin Kurti, ka reaguar në platformën X. Ndër të tjera ai është shprehur se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. “Dje, populli i Kosovës na dha përsëri një mandat të fuqishëm. Është gjithmonë një nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht kur vjen pas kryerjes së mandatit të parë të plotë në historinë e vendit. Dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuan për të siguruar që procesi zgjedhor të ishte i lirë, i drejtë dhe i zhvilluar pa incidente. Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian,...