Kur udhëton Berisha në SHBA? Zhupa: Shumë shpejt, do të ketë takime atje…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, deklaroi se kreu i PD-së, Sali Berisha, pritet të udhëtojë shumë shpejt drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku sipas saj do të zhvillojë edhe takime me zyrtarë amerikanë. E ftuar në emisionin “Ditari i Pasdites” në A2 CNN, Zhupa e cilësoi zhvillimin si një lajm të rëndësishëm jo vetëm për Berishën, por edhe për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. “Është një lajm shumë i rëndësishëm jo vetëm për zotin Berisha, për betejën e tij, për dinjitetin dhe për të vërtetën që pati kurajon ta mbronte edhe atëherë kur shumë nuk besonin se do t’ia dilte”, u shpreh Zhupa. Sipas deputetes demokrate, heqja e statusit që pengonte udhëtimin e Berishës në SHBA përbën një fitore politike dhe morale për të...
Burimi:
javanews.al