“Kupola e PS-së ka vdekur”, Ahmetaj godet qeverinë: Shqipëria tani në duart e 15 oligarkëve

“Kupola e PS-së ka vdekur”, Ahmetaj godet qeverinë: Shqipëria tani në duart e 15 oligarkëve

Arben Ahmetaj është shprehur në një emision televiziv se kupola e PS-së ka vdekur, nuk ekziston më, sepse asnjë nuk çohet të flasë kundër Edi Ramës. Si ish-numri 2 i qeverisë së Edi Ramës dhe që i ka parë gjërat nga brenda me syrin e tij, Ahmetaj është shprehur Edi Rama ja ka dhënë Shqipërinë 15 oligarkëve, e ka ndarë me hartën para. Çim Peka: Pra nuk ka më parti Socialiste po thoni ju. Arben Ahmetaj: Nuk ka më drejtim të Partisë Socialiste, socialistë ka pafund. Çim Peka: Fatkeqësisht po. Arben Ahmetaj: Ti thua fatkeqësisht? Unë jam një ndër ta që çfarë e ke, në qoftë se ti ekzistencën time e quan fatkeqësi, është histori tjetër. Po, sigurisht që këtu.. Çim Peka: Ekzistencën tënde politikisht,...