Kundër korrupsionit dhe vjedhjeve qeveritare/ Mijëra qytetarë në shesh i bashkohen protestës së opozitës
Të shumtë janë qytetarët që janë mbledhur para selisë së PD-së për tiu bashkuar protestës së thirrur nga opozita. Ndërkohë mijëra qytetarë të tjerë janë mbledhur para Piramidës, afër kryeministrisë për tu bërë bashkë në protestën kundër qeverisë Rama. Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit‘ mes piramidës dhe kryeministrisë ka nisur të mbushet me qytetarë që vijojnë të vijnë nga të gjitha akset hyrëse për tiu bashkuar protestës marshim. Kanë më shumë se një arsye për të protestuar qytetarët. Çmimet e larta, abuzimi i taksave të tyre në tendera miliona euro, si dhe mbrojtja e korrupsionit që mazhoranca socialiste me në krye Edi Ramën, i bëri Belinda Ballukut nga kërkesa e SPAK për arrestimin e saj. Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike për...
Burimi:
syri.net