Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Kufiri me Greqinë, Ministri i Jashtëm: Çështja në Hagë brenda vitit

Në intervistën për gazetën “Kathimerini” kryediplomati Hoxha shprehu optimizmin e tij se raporti IBAR do të miratohet në javët në vijim, për të kaluar në fazën tjetër: atë të “mbylljes së kapitujve”. “Jemi në fazën e vlerësimit afatmesëm, e cila përqendrohet në fushat më themelore, përkatësisht sundimin e ligjit, të drejtat e pronës dhe të drejtat e njeriut. Në terminologjinë e Brukselit, këto quhen “pika referimi të përkohshme”. Komisioni Evropian ka përgatitur një raport bazuar në progresin e Shqipërisë dhe ia ka paraqitur Këshillit i cili po e shqyrton atë. Presim që ai të finalizojë së shpejti qëndrimin e përbashkët që do të miratohet zyrtarisht në Konferencën e ardhshme Ndërqeveritare mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Pasi të përfundojë ky hap, shpresojmë në javët në vijim,...