Ku na i gjejnë këta investitorë mor aman?

Ku na i gjejnë këta investitorë mor aman?

Nga Arbër Zaimi Në përurimin e një investimi amerikan për një park eolik në Shqipëri, dikush paska thënë se Shqipëria është treg i vogël, me gjasë duke nënkuptuar se kjo i jep edhe më shumë peshë investitorëve. Kryeministri Rama paska reaguar për të vënë në vend sedrën kombëtare, duke thënë se të vegjël jemi, po jemi në pozitë strategjike, pranë tregut më të pasur në botë, Europës, duke lënë të nënkuptohet se ka peshë edhe pozita mes lindjes e perëndimit, gjë që e vlerëson lart edhe antipodi ekonomik i Amerikës, Kina. Kjo u tha në prani të të ngarkuarës me punë të Amerikës në Shqipëri. Gjithë kjo rrëmbeu vëmendjen e mediave prej dy ditësh, jo pse po i bën Rama karshillëk Amerikës, jo pse e...