Kryetari i PD Itali fton shqiptarët t’i thonë ‘PO’ referendumit, Doda: Të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të drejtë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike në Itali, Bardhok Doda zhvilloi së bashku em komunitetin shqiptar atje një takim me deputetët italianë të ‘Forza Italia’, Erica Mazzetti, presidentin e Dhomës së Deputetëve Giorgio Mule dhe Enrico Costa, nga Komisioni për Drejtësi në Dhomën e Deputetëve. Gjatë takimit u prezantua Komiteti për të votuar ‘PO’ në referendumin për drejtësi, bashkë me shqiptarët që jetojnë në Itali, një referendum që do të mbahen më 22 – 23 mars, nën moton ‘Për një drejtësi që është e drejtë’. Teksa e cilësoi një moment të rëndësishëm pjesëmarrjen në takimin e zhvilluar me përfaqësuesit e ‘Forza Italia’, Doda tha se njëkohësisht ajo është një përgjegjësi qytetarë për një komunitet të gjallë, punëtor dhe thellësisht të integruar, siç është komuniteti shqiptar...
Burimi:
syri.net