Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha: Zhvillimet në Venezuelë, inkurajim për opozitën shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku ka komentuar zhvillimet e fundit ndërkombëtare, duke i lidhur ato me situatën politike në Shqipëri. Berisha u ndal te ngjarjet në Venezuelë, duke e cilësuar largimin e presidentit Nicolas Maduro nga pushteti si një zhvillim pozitiv për demokracinë në nivel global. “Largimi i Maduros nga pushteti është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanërisht për popullin e Venezuelës që ka vuajtur për vite me radhë nën regjimin e tij”, u shpreh ai. Sipas Berishës, këto zhvillime përbëjnë edhe një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare. Sipas kreut të PD, është një lajm i mirë edhe për shqiptarët, pasi shërben si një...