No Image Available

Kryetari i Kuvendit pritet nga Presidenti i Senatit Italian, La Russa: Shqipëri-Itali, partneritet strategjik për të ardhmen europiane

Në vijim të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, i shoqëruar nga deputetët e Grupit Parlamentar të Miqësisë me Italinë, u takua me Presidentin e Senatit të Republikës Italiane, Ignazio La Russa. Gjatë takimit u riafirmuan lidhjet e fuqishme historike dhe aktuale miqësore mes dy popujve, të cilat përbëjnë bazën e bashkëpunimit të sotëm mes parlamenteve, qeverive dhe institucioneve të të dy vendeve. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shprehu mirënjohjen e shqiptarëve për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në zhvillimin, demokratizimin dhe progresin e Shqipërisë, duke theksuar se vendi ynë ka zgjedhur një destinacion të vetëm strategjik për të ardhmen, familjen europiane. Ai nënvizoi se Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt Bashkimi Europian, duke vlerësuar mbështetjen e fuqishme të Italisë...