Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi uron Krishtlindjen nga Korça: Kemi nevojë për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes nga Korça, e cilësuar si kryeqyteti i Krishtlindjeve. Ai përcolli mesazhe paqeje, dashurie dhe vëllazërie, duke theksuar se shoqëria shqiptare ka sot më shumë se kurrë nevojë për bashkim e mirëkuptim. “Krishtlindja në Korçë festohet më bukur se kudo tjetër. Korça është kryeqytet i Krishtlindjeve dhe më vjen mirë që këtë vit është frekuentuar si gjithmonë nga qytetarë nga i gjithë vendi që gëzojnë me njeri-tjetrin. Në këtë periudhë shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja, për paqe dhe vëllazëri mes të gjithëve”, tha Paleshi. Top Channel