Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste në 20-vjetorin e strukturave të PS në Athinë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe drejtues politik për Diasporën, Taulant Balla, zhvilloi një vizitë në Athinë me rastin e 20-vjetorit të krijimit të strukturave të Partisë Socialiste në Greqi. Në takimin festiv morën pjesë drejtues dhe anëtarë të Partisë Socialiste ndër vite, të cilët kanë kontribuar në organizimin dhe forcimin e strukturave të partisë në diasporë. Gjatë aktivitetit u vlerësua puna dhe angazhimi i tyre në betejat dhe sfidat elektorale, si dhe roli i rëndësishëm që diaspora shqiptare në Greqi ka pasur në proceset politike dhe demokratike të Shqipërisë. Balla shprehu mirënjohjen për kontributin e të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Socialiste në Greqi, duke theksuar se organizimi i diasporës mbetet një prioritet i rëndësishëm për forcimin e përfaqësimit dhe...
Burimi:
kohajone.com