Kryenegociatori i Kosovës: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur

Kryenegociatori i Kosovës: Është arritur pajtim me Serbinë për komisionin për personat e zhdukur

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se është arritur pajtim me Serbinë për funksionalizimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Pas raundit të ri të dialogut në Bruksel, Bislimi deklaroi se tani mbetet që përfaqësuesit e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë të takohen “në javët në vijim dhe të përcaktojnë prioritetet e para për punën e komisionit të përbashkët”. Marrëveshja u arrit pas disa orësh bisedimesh që ndërmjetësi evropian në dialog, Peter Sorensen, zhvilloi veç e veç me Bislimin dhe kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviç. Në fund të këtyre takimeve, në orët e mbrëmjes u mbajt një takim i përbashkët, në të cilin marrëveshja u formalizua. Raundi i ri i dialogut u zhvillua pas vizitës...