Kryeministri Edi Rama vizitë në Abu Dhabi
Edi Rama TIRANË-Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu Dhabi 2026. Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe Me anë të një postimi në rrjet Rama u shpreh se, “gjithmonë ndihet i mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se kjo vizitë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Diskutimet do të fokusohen në nisma të reja për zhvillim të qëndrueshëm, energji të pastër dhe projekte strategjike që lidhen me ekonominë dhe investimet." Eventi mbledh së bashku krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të lartë të biznesit, institucioneve ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, për të diskutuar mbi sfidat aktuale dhe perspektivat e së ardhmes...
Burimi:
zeri.ai