Kryeministri Edi Rama bleu Dashin por ka edhe Hajdarin!
Nga Naim Noka/ Kur Publik Media e raportoi si lajm, Dashnori e mohoi. Jo vetëm kaq, por Dashi na qërroi sytë në banaqet e televizioneve të qeverisë. Unë njoh plot socialistë më të zotë se Dashi, profesionistë me kontribute në PS, por postin e merr Dashi. Rekrutimi i personazheve afër PD-së dhe opozitës është në stilin e Ramës. Në fakt, socialistët e vërtetë duhet të presin ardhjen e opozitës në pushtet që të kapin ndonjë post. Këtë mandat, Belinda Balluku kishte dhe ka akoma të drejtën ekskluzive të caktimit të ministrave dhe posteve të rëndësishme. Më herët ishte Ergys Agasi që vinte veton për portin, policinë, kadastrën dhe tatimet. Tani ai është fokusuar vetëm në kontrollin e policisë dhe shërbimit sekret (nëse kemi të tillë)...
Burimi:
syri.net