“Kryeministër me bodrume verërash miliona euro”/ Protesta në Vlorë, Hoti: Shqipëria e kullave që shkëlqejnë…

“Kryeministër me bodrume verërash miliona euro”/ Protesta në Vlorë, Hoti: Shqipëria e kullave që shkëlqejnë…

Mungesa e ujit në Vlorë për ditën e 4-t radhazi dhe protesta e banorëve që kanë ndërprerë një mbrëmje gala të bashkisë, ka sjellë reagime të shumta nga radhët e opozitës. Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, përmes një deklarate denoncon kontrastin mes luksit të pushtetit dhe mungesës së shërbimeve bazike për qytetarët, duke e cilësuar protestën e vlonjatëve si një thirrje mbarëkombëtare kundër braktisjes dhe padrejtësisë sociale. Reagimi: Vlorë, dita e 4 pa ujë. Shqipëria e kullave që shkëlqejnë, me kryeministër me bodrume verërash miliona euro, ndërsa qytetarët mbeten pa ujë për të jetuar. Protesta e qytetareve të Vlorës, është zëri i çdo shqiptari të braktisur nga kjo qeveri. Protestoni për të drejtat tuaja, kudo që jeni. Ngrihuni, mos heshtni. Sepse heshtja i shërben...