Kruja në fokusin e turistëve, Rama publikon shifrat: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e qytetit vetëm këtë të diel
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Muzeu i Krujës këtë të diel, duke bërë të ditur se mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj e kanë vizituar gjatë ditës. Ai e cilësoi këtë si pjesë të “të dielave të muzeve”, ndërsa theksoi interesin në rritje për turizmin kulturor në vend. “E diela e muzeve. Mbi 1000 vizitorë vendas dhe të huaj vizituan muzeun e Krujës në këtë të dielë të fundit të muajit mars”, shkruan Rama. Ndërkohë, qeveria po vijon përgatitjet për sezonin e ri turistik, duke synuar rritjen e numrit të vizitorëve dhe zhvillimin jo vetëm të turizmit masiv, por edhe atij elitar, që sjell më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv