‘Kriza ekonomike i detyron të braktisin tokën’, fermeri: Do shes gjithçka e do iki në Itali, këtu ka mbaruar
Kostoja e lartë e prodhimit, çmimi i shtrenjtë i naftës dhe pasojat e përmbytjeve i kanë çuar fermerët shqiptarë në prag të mbijetesës, duke i detyruar të mendojnë braktisjen e tokës dhe të zanatit. Në deklarate për Syri Televizion, një fermer që punon rreth 35 hektarë tokë shprehet se me këto kushte është e pamundur të vazhdohet. “Me këtë kosto ne nuk mund të bëjmë asnjë gjë. "Vetëm sa shkojmë gropë,” thotë ai, duke paralajmëruar se zgjidhja e vetme duket të jetë shitja e bagëtive dhe e gjithçkaje për të kërkuar një të ardhme tjetër, ndoshta në emigracion. Pavarësisht skemave të qeverisë, si ajo për naftën pa akcizë, fermeri e cilëson këtë ndihmë si “të papërfillshme komplet”, e cila nuk arrin të lehtësojë barrën e madhe...
Burimi:
syri.net