Kriza e naftës, PD propozon në Kuvend dy projekt-ligje për uljen e çmimit në 175 lekë/litër: Të ulet taksa e qarkullimit
Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend një paketë ligjore për uljen e çmimit të naftës, pas krizës së shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme. Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp tha se shqiptarët sot paguajnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë, më shumë se çdo vend tjetër. Sipas deputetit, propozimi i PD synon që çmimi i naftës të ulet nga nga 220 lekë në minimimumi 175 lekë/litër “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje,me qëllim uljen e çmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese. Këto mekanizma financiarë po përdoren gjerësisht nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Aktualisht, karburanti në Shqipëri (nafta)...
Burimi:
top-channel.tv