‘Krim!’/ Blushi: Rrugët e ndërtuara nga Meta i rezistuan dekadave, ato të Ramës u kthyen në pluhur
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka ndarë një video në Facebook, ku shfaqet Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë inaugurimit të një rruge. Në postimin shoqërues, Blushi thekson se rrugët e ndërtuara 25 vite më parë nga Meta, me kosto minimale, vijojnë të jenë ende funksionale dhe të paprekura nga koha, edhe pa mirëmbajtje, duke i cilësuar si dëshmi të një pune të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve. Në kontrast, ai kritikon ashpër rrugët e ndërtuara gjatë qeverisjes së Edi Ramës, duke i përshkruar si projekte me kosto “marramendëse” që sot janë çarë, shembur dhe zhdukur, pa lënë pas asnjë gjurmë cilësie. Sipas Blushit, Meta “la gjurmë në infrastrukturë që i mbijetuan kohës”, ndërsa Rama “po lë vetëm barrë dhe kosto...
Burimi:
syri.net