Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), Klodian Braho ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner ku në fokus ishte forcimi i sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasada thekson se dy zyrtarët shkëmbyen mebdimi mbi rëndësia e konsolidimit të institucioneve të drejtësisë dhe vijimi i reformave kyçe. Më tej ambasada thekson se sundimi i ligjit përbën një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Po ashtu theksohet se Gjermania mbështet luftën efektive kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “Ambasadori Bergner shkëmbeu mendime sot me kreun e SPAK, Braho, për forcimin e sundimit të ligjit. Ky është një kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm politikisht dhe financiarisht. Gjermania do të vazhdojë...
Burimi:
javanews.al