Kreu i PL mbetet në qeli, Xhixho: Vendim i gjykatës ishte absurd, Meta mbahet në izolim politik ekstrem të urdhëruar nga Rama
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë, duke e lënë atë në paraburgim. Pas këtij vendimi, ka reaguar nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cila në një intervistë në 'Edicionin e lajmeve', në SYRI TV, e ka cilësuar të gjithë procesin si politik dhe "në kufijtë e absurdit ligjor". Sipas deputetes Xhixho, rasti i Ilir Metës nuk përbën më asnjë surprizë, por është dëshmi e një procesi të urdhëruar politikisht. Ajo e cilësoi arrestimin e tij si një "rrëmbim kriminal" që ka nisur me shkelje procedurale që në krye të herës. "Ai u mbajt për mbi tre orë pa asnjë vendim gjykate, u arrestua nga persona të...
Burimi:
syri.net